Search This Blog

Monday, July 25, 2011

PORTRET ...


N.Jonuzaj eshte nje nga artistet me pak te njohur ne Durres,por kjo gje nuk e inkurajon ate.Cdo dite rreth ores 18 mund ta gjesh ne nje qoshke te sheshit Taulantia duke vizatuar portrete te kalimtareve ose duke gdhendur skulptura qe pasqyrojne nje bote me vete.
Duke qene se e kane pushuar nga shkolla ku jepte mesim qe perpara kater vjetesh,kjo eshte forma e vetme per te siguruar jetesen,e forma e vetme qe te mos lere qe shpirti e fantazia e tij te plaket ngadale bashke me vitet qe shkojne.
‘Pamja perballe detit me lehteson punen,me frymezon,kjo pamje eshte muza ime”-shprehet artisti.
Cmimet per nje portret jane qesharake.Ajo cka e ben ate te lumtur eshte kenaqesia qe I dhuron klienteve te tij.Nese ata jane te lumtur me frytet e punes,edhe ai eshte njekohesisht.
Ne tavolinen ku punon,mjetet jane te paketa e teper te vjetera.Ne sy te bien disa piktura te politikaneve te njohur te periudhes se komunizmit,
Modestia dhe ciltersia qe e karakterizojne te bejne te ndihesh teper komode gjate bashkebisedimit me te.
Ai eshte artist jo vetem ne profesion,por edhe ne shpirt,e kjo e ben ate ndryshe nga koleget e rrethit ku perfshihet.Eshte per tu vleresuar kurajo e atyre te cilet edhe pa nje mbeshtetje nga shteti,e kuptojne se jane shembulli qe I duhet dhene ketij populli
ELIRA KADRIU

CMIMET DHE TURIZMI I KROCIERAVE


.CMIMET E RESTORANTEVE

Çmimet në plazhin e Durrësit variojnë. Gjithsesi këtë vit rezulton që të ketë një ulje të çmimeve krahasuar me një vit më parë për disa përbërës të kuzhinës bregdetare. Kështu një pjatë me merluc të freskët, barbun etj kushton 350 lekë krahasuar me 400 lekë që ishin vjet. Zakonisht këto janë çmimet e lokaleve të zakonshme, por ka edhe lokale me prodhime deti ku mund të konsumosh peshk të freskët me çmime më të ulëta për shkak se pronarët kanë anije dhe e gjuajnë vetë peshkun duke siguruar edhe klientë më të shumtë. Durrësi ka dhe një potencial të madh të flotës së peshkimit që është një ndër furnizueset e tregut me peshk të freskët. Në bankinat e portit ndodhen rreth 140 peshkarexha, gjysma e të cilave kur është kohë e mirë dalin rregullisht për gjueti dhe nga kjo Durrësi është një ndër qytetet e privilegjuara për prodhime deti të freskëta.

CMIMET E HOTELEVE

Aktualisht Durresi ofron nje sistem hotelerie te nje niveli shume te mire dhe cmimet qe ofrojne hotelet jane te pranueshme dhe te leverdishme. Nje pjese e mire e hoteleve me prestigjoze ne Durres prezantojne online cmimet qe ofrojne per pushuesit. Duke pare online cmimet e hoteleve ne Durres rezulton se hoteli me 5 yje Adriatiku ne plazhin e Durresit ofron cmimin prej 47 euro per krevat ne nje kohe qe ne nje dhome me 2 veta cmimi eshte 47 euro per krevat ,hotel Arvi ofron cmimin 30 euro per nje dhome me 2 persona dhe 60 euro per nje dhome teke hotel Belvedere ofron cmimin prej 19 euro per nje dhome me 2 veta dhe 30 euro ne nje dhome teke hotel Ani ofron cmimin prej 25 euro per nje dhome me 2 persona dhe 40 euro per nje dhoME.

TURIZMI I KROCIERAVE

Këtë fillim muaji në Durrës ka nisur sezoni i turizmit të krocierave. Bashkë me përurimin zyrtar të stinës së nxehtë, qyteti bregdetar ka nisur të vizitohet nga turistë të shumtë evropianë, shumica e të cilëve skandinavë, gjermanë, anglezë dhe francezë. Vetëm gjatë një dite, në kalatën numër katër të Portit detar janë ankoruar njëherazi dy anije kroçiere të quajtura "Spirit of Oceans" dhe "Arion". Durrësi është një ndalesë natyrale në Adriatik mes Kroacisë dhe Greqisë. Në krahasim me vitet e shkuara, gjatë këtij sezoni ka një dyfishim të turizmit të kroçierave në Durrës.

ELIRA KADRIU

Sunday, July 24, 2011

TE PAFAT...



Numri I njerezve qe kerkojne lemoshe rrugeve te qytetit te Durresit eshte rritur ndjeshem sidomos ne sezonin verore.Ata jane vendosur kudo,prane xhamise se qytetit,ne porte,prane varrezave,e ne cdo rrugice.Pamja e tyre eshte gjithmone rrenqethese te palare,te dobet ose te demtuar fizikisht,me femije neper duar qe qajne.

Ka nga ata qe i dhimbsen e lene ndonje monedhe,ka te tjere qe veshtire se preken,ka te tjere qe mendojne se jane bere edhe ata per tu ulur ne nje qoshe te tille.

Klecka ne kete lloj menyre te perfitimit te te ardhurave qendron tek ata burra e gra te cilet jane ne gjendje me se te favorshme per te bere nje pune tjeter.Mesa duket ky profesion I duket me komod e keshtu kane vendosur jo vetem te ushqehen ne kurrize te te tjereve por marrin ne qafe dhe femijet e tyre duke I rritur rrugeve e duke I lene analfabet.

Ne keto dite fluksi emigrantesh porti eshte I mbipopulluar me femije e gra qe presin per ndonje euro me shume.Sot mendova se ata femije duhet te kene shtate shpirtra njesoj si macet.Ishte e habitshme sesi shpetonin pa u shtypur nga shpejtesia e makinave luksoze,pronaret e te cilave nuk denjonin te ndalonin per pak sekonda.

Me siguri neqoftese shteti yne do te funksiononte normalisht ketyre prinderve do tju hiqej e drejta e perkujdesjes ndaj femijeve te tyre.Por te kerkonim nje zgjidhje per kete problem do te ishte e tepert…

ELIRA KADRIU

Thursday, July 21, 2011

SI TE JENI GJITHMONE IN



Deshironi te dini se cilat jane vendet qe mund te frekuentoni neqoftese kaloni ne Durres?Po ju japim nje informacion siperfaqesor per vendet qe mund tju keshillojme.
Si fillim nese deshironi te kaloni nje dite te bukur plazhi ju adresojme ne bregdetin e kallmit,I cili ka filluar te popullohet shume kohet e fundit,madje nuk do te keni ankesa as ndaj cmimeve.Te njejten gje mund te themi dhe per kompleksin Bleart.
Nese deshironi thjesht te pini kafen e mengjesit do tju sugjeronim lokalet tek lulishtja prane muzeut,nje vend I qete ku popullohet edhe nga te rinjte edhe nga familjaret.
Per ju vajza qe me siguri jeni shume te prirura ndaj shopping ju sugjerojme nje sere dyqanesh,nder me cilesoret permendim: Rio Shop,dyqanet prane ambulances se qytetit,e pak me cmime me te kripura dyqanet e vendosura ne bulevard,ndersa per ju vajza qe jeni pa komplekse ne aspektin e veshjeve nuk do beni keq te kaloni ne tregun industrial ose ne tregun e rrobave te perdorura,pasi edhe aty te jeni te sigurta se do gjeni dicka te vecante.
Ne oret e vona zgjedhjet jane te larmishme.Mund te preferoni nje mbremje te qete duke shetitur buze detit,te pini nje birre ne tarracen e Hot Point ose ne barin Sunset.Festat kryesisht organizohen ne fundjave ne lokalet e qytetit ose ne lokalet ne zonen e plazhit.
Per mbremje me te qeta nen shoqerine e veres ju rekomandojme restorante si :Dy Kitarat,Rimini,Piazza.
Gjithashtu mund te provoni edhe beach party te organizuara nga vete ju me rrethin tuaj shoqeror.Mos harroni pijet e cdo gje do te shkoj nam fare.
ELIRA KADRIU

Wednesday, July 20, 2011

Mooos! Erdhi vera :P

Erdhi vera… Tani do bojme pak plazh me ne fund.
Po ku me e bo plazhin mer amon?!
Plazhi I Durresit, me thene te drejten, me vjen keq ta them, por eshte per gjynah. Mire qe deti eshte zhul, por keto durrsaket si cuna te shkathet qe jane rrisin edhe cmimet. Ja per shembull Tropikal Resort ne plepa. Une kur shkoj atje paguaj 500 lek gjate javes, dhe 800 lek ne fundjave, per plazhin, ndersa per pishinen, 500 lek personi gjate javes dhe 1000 lek personi ne fundjave. Pse e bejne kete? Sepse qytetaret shkojne te gjithe si dele atje. Dhe ketyre cfare u ngelet? Te tallen me popullin. Personalisht keshilloj Gjirin e Lalezit dhe Kallmin. Paguhet me lire dhe cilesia e detit, me e mire. Ne Kallm se fundmi eshte hapur dhe nje vend pushimi ,“Déjà vu”, qe per mendimin tim eshte shume vend I bukur.
Tani zgjidhni e merrni, Tropikal Resort, ku cmimi eshte super I larte dhe kur lahesh nuk e di se cfare te del perpara fytyres, apo me mire vendet qe ju keshilloj une?

Nga Liti Hima                                        


Sunday, July 17, 2011

NEVOJE PER DASHURI



Kohet e fundit numri i personave qe mbajne kafshe ne shtepine e tyre eshte rritur ndjeshem,nder me te preferuarat permendim:qente,macet,zogjte.peshqit,kavjet etj.

Pavarsishte se kenaqesite qe te falin krijesa te mrekullueshme si to jane te papershkrueshme,veshtiresite ne rritjen e tyre jane po aq te medha.

Duhet pranuar se duhet te kesh nje ekonomi mbi standartet normale per te pasur luksin te rrisesh nje prej tyre.Nder me i preferuari kohet e fundit duket se eshte qeni e nder racat me te perhapura permendim:haskit,rodvailerat,pastoret,pitbullet etj.

Problem shfaqin qente e rrugeve qe shpeshhere konsiderohen burim semundjesh dhe per kete arsye vrasjet e tyre naten jane te shumta,veprim i cili denohet ashper nga organizata qe punojne per mbrojtjen e te drejtave te kafsheve.

Nder qente me te famshem ne bote permendim:qenin Kanellos i cili ishte i pranishem ne cdo proteste te grekeve ne dy vitet e fundit e Mishken,e cila eshte nje hasky qe pothuajse shqipton fjale njelloj si njerezit.

Ata qe perkujdesen per kafshet jane njerez humane,qe mundohen te shmangin vetmine,te mos jene egoiste duke u munduar te kuptojne krijesa qe ne nuk na kuptojne por thjesht na duan…

ELIRA KADRIU

Saturday, July 16, 2011

EUROPIANIZIM APO CORODITJE?


Shprehja :”Koha eshte flori” mesa duket nuk gjen vend per pikepamjet e te rinjeve ne shoqerine shqiptare.Pasditja e zakonshme e tyre eshte nje kafe me shoqerine ose nje birre ne ndonje pub ku zhurma e muzikes haus te largon shqetesimet nga mendja.

Sipas statistikave apo veshtrimet e hedhura tek rrethi I ngushte shoqeror shumica e tyre jane te papune.Pyetjes se nga I perftojne te ardhurat per te parazituar neper bare mund ti pergjigjemi me shume hamendesime,po qe fundja crendesi kane.Ajo cka eshte per te ardhur keq eshte se eshte zhdukur iniciativa per te punuar per te ardhmen qe secili enderron.

Eshte kthyer ne mode qe dita ne pergjithesi per ta nis ne oren 13 e perfundon ne oren 4 te mengjesit.Kur shikoj ndonje vajze ose djale qe niset per ne pune ne te gdhire adhuroj forcen e tij qe perballon kete frustracion te tmerrshem.Ka dhe nga ata qe kane kaluar te 25 e vazhdojne te gjejne perkrahje ne gjirin e familjes.Duhet te pranojme qe po shpresojme per zhvillimin e vendit nga nje brez I dembelosur.Por e frikshme eshte se as instuticioni me I rendesishem familja nuk po i bind per menyren me te vlefshme sesi planifikohet koha.Ndoshta kur ta shohin veten ndonje dite te flakur ne mes te kater rrugeve do ta kuptojne qe jeta nuk eshte vetem makina dhe birra.

ELIRA KADRIU