Search This Blog

Saturday, July 16, 2011

EUROPIANIZIM APO CORODITJE?


Shprehja :”Koha eshte flori” mesa duket nuk gjen vend per pikepamjet e te rinjeve ne shoqerine shqiptare.Pasditja e zakonshme e tyre eshte nje kafe me shoqerine ose nje birre ne ndonje pub ku zhurma e muzikes haus te largon shqetesimet nga mendja.

Sipas statistikave apo veshtrimet e hedhura tek rrethi I ngushte shoqeror shumica e tyre jane te papune.Pyetjes se nga I perftojne te ardhurat per te parazituar neper bare mund ti pergjigjemi me shume hamendesime,po qe fundja crendesi kane.Ajo cka eshte per te ardhur keq eshte se eshte zhdukur iniciativa per te punuar per te ardhmen qe secili enderron.

Eshte kthyer ne mode qe dita ne pergjithesi per ta nis ne oren 13 e perfundon ne oren 4 te mengjesit.Kur shikoj ndonje vajze ose djale qe niset per ne pune ne te gdhire adhuroj forcen e tij qe perballon kete frustracion te tmerrshem.Ka dhe nga ata qe kane kaluar te 25 e vazhdojne te gjejne perkrahje ne gjirin e familjes.Duhet te pranojme qe po shpresojme per zhvillimin e vendit nga nje brez I dembelosur.Por e frikshme eshte se as instuticioni me I rendesishem familja nuk po i bind per menyren me te vlefshme sesi planifikohet koha.Ndoshta kur ta shohin veten ndonje dite te flakur ne mes te kater rrugeve do ta kuptojne qe jeta nuk eshte vetem makina dhe birra.

ELIRA KADRIU

No comments:

Post a Comment