Numri I njerezve qe kerkojne lemoshe rrugeve te qytetit te Durresit eshte rritur ndjeshem sidomos ne sezonin verore.Ata jane vendosur kudo,prane xhamise se qytetit,ne porte,prane varrezave,e ne cdo rrugice.Pamja e tyre eshte gjithmone rrenqethese te palare,te dobet ose te demtuar fizikisht,me femije neper duar qe qajne.
Ka nga ata qe i dhimbsen e lene ndonje monedhe,ka te tjere qe veshtire se preken,ka te tjere qe mendojne se jane bere edhe ata per tu ulur ne nje qoshe te tille.
Klecka ne kete lloj menyre te perfitimit te te ardhurave qendron tek ata burra e gra te cilet jane ne gjendje me se te favorshme per te bere nje pune tjeter.Mesa duket ky profesion I duket me komod e keshtu kane vendosur jo vetem te ushqehen ne kurrize te te tjereve por marrin ne qafe dhe femijet e tyre duke I rritur rrugeve e duke I lene analfabet.
Ne keto dite fluksi emigrantesh porti eshte I mbipopulluar me femije e gra qe presin per ndonje euro me shume.Sot mendova se ata femije duhet te kene shtate shpirtra njesoj si macet.Ishte e habitshme sesi shpetonin pa u shtypur nga shpejtesia e makinave luksoze,pronaret e te cilave nuk denjonin te ndalonin per pak sekonda.
Me siguri neqoftese shteti yne do te funksiononte normalisht ketyre prinderve do tju hiqej e drejta e perkujdesjes ndaj femijeve te tyre.Por te kerkonim nje zgjidhje per kete problem do te ishte e tepert…
ELIRA KADRIU
No comments:
Post a Comment