Deshironi te dini se cilat jane vendet qe mund te frekuentoni neqoftese kaloni ne Durres ?Po ju japim nje informacion siperfaqesor per vendet qe mund tju keshillojme.
Si fillim nese deshironi te kaloni nje dite te bukur plazhi ju adresojme ne bregdetin e kallmit,I cili ka filluar te popullohet shume kohet e fundit,madje nuk do te keni ankesa as ndaj cmimeve.Te njejten gje mund te themi dhe per kompleksin Bleart.
Nese deshironi thjesht te pini kafen e mengjesit do tju sugjeronim lokalet tek lulishtja prane muzeut,nje vend I qete ku popullohet edhe nga te rinjte edhe nga familjaret.
Per ju vajza qe me siguri jeni shume te prirura ndaj shopping ju sugjerojme nje sere dyqanesh,nder me cilesoret permendim: Rio Shop,dyqanet prane ambulances se qytetit,e pak me cmime me te kripura dyqanet e vendosura ne bulevard,ndersa per ju vajza qe jeni pa komplekse ne aspektin e veshjeve nuk do beni keq te kaloni ne tregun industrial ose ne tregun e rrobave te perdorura,pasi edhe aty te jeni te sigurta se do gjeni dicka te vecante.
Ne oret e vona zgjedhjet jane te larmishme.Mund te preferoni nje mbremje te qete duke shetitur buze detit,te pini nje birre ne tarracen e Hot Point ose ne barin Sunset.Festat kryesisht organizohen ne fundjave ne lokalet e qytetit ose ne lokalet ne zonen e plazhit.
Per mbremje me te qeta nen shoqerine e veres ju rekomandojme restorante si :Dy Kitarat,Rimini ,Piazza.
Gjithashtu mund te provoni edhe beach party te organizuara nga vete ju me rrethin tuaj shoqeror.Mos harroni pijet e cdo gje do te shkoj nam fare.
ELIRA KADRIU
No comments:
Post a Comment