N.Jonuzaj eshte nje nga artistet me pak te njohur ne Durres,por kjo gje nuk e inkurajon ate.Cdo dite rreth ores 18 mund ta gjesh ne nje qoshke te sheshit Taulantia duke vizatuar portrete te kalimtareve ose duke gdhendur skulptura qe pasqyrojne nje bote me vete.
Duke qene se e kane pushuar nga shkolla ku jepte mesim qe perpara kater vjetesh,kjo eshte forma e vetme per te siguruar jetesen,e forma e vetme qe te mos lere qe shpirti e fantazia e tij te plaket ngadale bashke me vitet qe shkojne.
‘Pamja perballe detit me lehteson punen,me frymezon,kjo pamje eshte muza ime”-shprehet artisti.
Cmimet per nje portret jane qesharake.Ajo cka e ben ate te lumtur eshte kenaqesia qe I dhuron klienteve te tij.Nese ata jane te lumtur me frytet e punes,edhe ai eshte njekohesisht.
Ne tavolinen ku punon,mjetet jane te paketa e teper te vjetera.Ne sy te bien disa piktura te politikaneve te njohur te periudhes se komunizmit,
Modestia dhe ciltersia qe e karakterizojne te bejne te ndihesh teper komode gjate bashkebisedimit me te.
Ai eshte artist jo vetem ne profesion,por edhe ne shpirt,e kjo e ben ate ndryshe nga koleget e rrethit ku perfshihet.Eshte per tu vleresuar kurajo e atyre te cilet edhe pa nje mbeshtetje nga shteti,e kuptojne se jane shembulli qe I duhet dhene ketij populli
ELIRA KADRIU
No comments:
Post a Comment