Search This Blog

Monday, July 25, 2011

CMIMET DHE TURIZMI I KROCIERAVE


.CMIMET E RESTORANTEVE

Çmimet në plazhin e Durrësit variojnë. Gjithsesi këtë vit rezulton që të ketë një ulje të çmimeve krahasuar me një vit më parë për disa përbërës të kuzhinës bregdetare. Kështu një pjatë me merluc të freskët, barbun etj kushton 350 lekë krahasuar me 400 lekë që ishin vjet. Zakonisht këto janë çmimet e lokaleve të zakonshme, por ka edhe lokale me prodhime deti ku mund të konsumosh peshk të freskët me çmime më të ulëta për shkak se pronarët kanë anije dhe e gjuajnë vetë peshkun duke siguruar edhe klientë më të shumtë. Durrësi ka dhe një potencial të madh të flotës së peshkimit që është një ndër furnizueset e tregut me peshk të freskët. Në bankinat e portit ndodhen rreth 140 peshkarexha, gjysma e të cilave kur është kohë e mirë dalin rregullisht për gjueti dhe nga kjo Durrësi është një ndër qytetet e privilegjuara për prodhime deti të freskëta.

CMIMET E HOTELEVE

Aktualisht Durresi ofron nje sistem hotelerie te nje niveli shume te mire dhe cmimet qe ofrojne hotelet jane te pranueshme dhe te leverdishme. Nje pjese e mire e hoteleve me prestigjoze ne Durres prezantojne online cmimet qe ofrojne per pushuesit. Duke pare online cmimet e hoteleve ne Durres rezulton se hoteli me 5 yje Adriatiku ne plazhin e Durresit ofron cmimin prej 47 euro per krevat ne nje kohe qe ne nje dhome me 2 veta cmimi eshte 47 euro per krevat ,hotel Arvi ofron cmimin 30 euro per nje dhome me 2 persona dhe 60 euro per nje dhome teke hotel Belvedere ofron cmimin prej 19 euro per nje dhome me 2 veta dhe 30 euro ne nje dhome teke hotel Ani ofron cmimin prej 25 euro per nje dhome me 2 persona dhe 40 euro per nje dhoME.

TURIZMI I KROCIERAVE

Këtë fillim muaji në Durrës ka nisur sezoni i turizmit të krocierave. Bashkë me përurimin zyrtar të stinës së nxehtë, qyteti bregdetar ka nisur të vizitohet nga turistë të shumtë evropianë, shumica e të cilëve skandinavë, gjermanë, anglezë dhe francezë. Vetëm gjatë një dite, në kalatën numër katër të Portit detar janë ankoruar njëherazi dy anije kroçiere të quajtura "Spirit of Oceans" dhe "Arion". Durrësi është një ndalesë natyrale në Adriatik mes Kroacisë dhe Greqisë. Në krahasim me vitet e shkuara, gjatë këtij sezoni ka një dyfishim të turizmit të kroçierave në Durrës.

ELIRA KADRIU

No comments:

Post a Comment