Search This Blog

Wednesday, July 20, 2011

Mooos! Erdhi vera :P

Erdhi vera… Tani do bojme pak plazh me ne fund.
Po ku me e bo plazhin mer amon?!
Plazhi I Durresit, me thene te drejten, me vjen keq ta them, por eshte per gjynah. Mire qe deti eshte zhul, por keto durrsaket si cuna te shkathet qe jane rrisin edhe cmimet. Ja per shembull Tropikal Resort ne plepa. Une kur shkoj atje paguaj 500 lek gjate javes, dhe 800 lek ne fundjave, per plazhin, ndersa per pishinen, 500 lek personi gjate javes dhe 1000 lek personi ne fundjave. Pse e bejne kete? Sepse qytetaret shkojne te gjithe si dele atje. Dhe ketyre cfare u ngelet? Te tallen me popullin. Personalisht keshilloj Gjirin e Lalezit dhe Kallmin. Paguhet me lire dhe cilesia e detit, me e mire. Ne Kallm se fundmi eshte hapur dhe nje vend pushimi ,“Déjà vu”, qe per mendimin tim eshte shume vend I bukur.
Tani zgjidhni e merrni, Tropikal Resort, ku cmimi eshte super I larte dhe kur lahesh nuk e di se cfare te del perpara fytyres, apo me mire vendet qe ju keshilloj une?

Nga Liti Hima                                        


No comments:

Post a Comment