Search This Blog

Tuesday, June 14, 2011

INTERVISTA NE TREGUN INDUSTRIAL



Sot shkuam qe te vizitonim nje nga aktivitet kryesore te tregtise ne qytetin e Durresit:Tregun Industrial,i cili perben nje burim te ardhurash per shume kryefamiljare.Ne kete qytet eksistojne 2 tregje te ketij lloji,jo shume larg njeri tjetrit.Per me shume te dhena sesi funksionon e si ndjehen punetoret ne kete ambjent ju ftojme te lexoni intervistat e marra nga Elira Kadriu

1 Sa vite keni qe punoni ne tregun industrial zoteri?
Qe ne hapje te tij,cka do te thote rreth 7 vjet.
2 Tregtia eshte nje profesion i dashur per ju?
Nqs tregohem i sinqerte jo dhe shume,por ky eshte nje zanat qe me jep mundesi te perfitoj dicka me teper.Duhet te mos harrojme faktin qe ky eshte nje nga profesionet me te perhapura ne qytetin tone,duke qene se nuk na ofrohen shume mundesi te tjera punesimi.
3 Sa ore punoni ne dite?
Une punoj nga ora 8 e mengjesit deri ne 3 te pasdites,por ne sezonin veror punoj dhe ne nje treg tjeter qe funksionon gjate sezonit veror,ne zonen e plazhit, nga ora 7 e pasdites e deri ne oret e vona.

1 Pershendetje zonje,donim te na tregonit per pakenaqesit qe keni ndaj punes suaj?
Patjeter,me shume kenaqesi,madje me shprese se ankesat tona do te merren parasysh pasi gjithmone i kemi bere publike,por pa rezultat.Si fillim taksat ne perputhje me fitimet tona jane teper te larta.Une paguaj rreth 6500 leke te reja takse per vendin ku punoj dhe rreth 3500leke takse per bashkine,cka do te thote 10000 lek te reja takse ne muaj.Pavarsisht kesaj bashkia lejon qe shites te ndryshem ambulante te shesin jashte tregut ose ne rruge te ndryshme,e keto pa paguar taksa,gje per te cilen mendoj se eshte teresisht e padrejte.
2 Jeni ankuar per pakenaqesit qe sapo me permendet?
Po shume here por kane rene ne vesh te shurdhet.Madje vjet kemi bere dhe protesta para bashkise per disa dite me rradhe.Kryebashkiaku na premtoi nje zgjidhje sa me te shpejte te situates e keshtu u rikthyem ne vendet e punes,por asgje nuk ndryshoi.

Pershendetje zoteri.1Cfare produkti tregtoni?
Une shes ene guzhine.
2Kush mendoni se eshte produkti qe ka me teper shitje?
Ne ditet e sotme femrat jane shume te dhena pas modes dhe rrobat kane goxha shitje.Sot njerezve u intereson te vishen bukur pavaresisht se niveli ekonomik i tyre mund te jete jo shume i favorshem.








No comments:

Post a Comment