Pavaresisht se ne pamje te pare nuk mund te le gojehapur, qyteti gati 3000 vjecar I Durresit ka cfare tu ofroje mijera turisteve nga vendi dhe rajoni qe tashme kane filluar te planifikojne pushimet e tyre verore.Qyteti I Durresit prezantohet si nje nga qytetet kryesore te vendit qe thith fluksin me te madh turistik.Ky qytet thith nje fluks rreth 200 mije pushuesish. Zona me e frekuentuar turistike evidentohet ajo e plazhit te madh,ku eshte dhe perqendrimi kryesor I pushuesve te ardhur kryesisht nga Kosova,Maqedonia e jo vetem.
Plazhi I Durresit ka nje gjatesi prej 6 km dhe nje gjeresi te madhe te reres.Thellesia e ujerave te detit rritet gradualisht,fakt I cili e ben kete plazh mjaft te pershtatshem per pushimin e familjareve.Pervec vijes bregdetare avantazh per turizmin perbejne objekte te rendesishme historiko kulturore si :Muzeu Arkeologjik,Torra Veneziane,Monumenti I Rezistences,Amfiteatri I Durresit, etj.
Investimet, vitet e fundit, ne drejtimin e infrastruktures se rruges se plazhit,shetitores,.permirsimit te sherbimit,nivelit te larte te pastertise,etj, synojne rritjen e te ardhurave te perftuara nga sektori I turizmit.
Sipas deklarimeve të kryetarit të baskisë, Vangjush Dako, bërë për kushtet gjatë këtij sezoni turistik janë shumë më të mira se sezoni i kaluar, në një kohë që është zgjidhur dhe një problem evident që ka qenë në sezonin e kaluar, ai i raportit në mes të plazheve publike dhe atyre private,.Për të rritur cilësinë e shërbimit dhe akomodimit ndaj pushuesve, janë organizuar dhe një varg aktivitetesh promovuese, koncerte, spektakle.Nuk mund te mohojme faktin qe ka akoma shume per te bere,por shpresojme ne rezultate frytedhenese.
Nga Elira Kadriu
No comments:
Post a Comment