Search This Blog

Monday, July 25, 2011

PORTRET ...


N.Jonuzaj eshte nje nga artistet me pak te njohur ne Durres,por kjo gje nuk e inkurajon ate.Cdo dite rreth ores 18 mund ta gjesh ne nje qoshke te sheshit Taulantia duke vizatuar portrete te kalimtareve ose duke gdhendur skulptura qe pasqyrojne nje bote me vete.
Duke qene se e kane pushuar nga shkolla ku jepte mesim qe perpara kater vjetesh,kjo eshte forma e vetme per te siguruar jetesen,e forma e vetme qe te mos lere qe shpirti e fantazia e tij te plaket ngadale bashke me vitet qe shkojne.
‘Pamja perballe detit me lehteson punen,me frymezon,kjo pamje eshte muza ime”-shprehet artisti.
Cmimet per nje portret jane qesharake.Ajo cka e ben ate te lumtur eshte kenaqesia qe I dhuron klienteve te tij.Nese ata jane te lumtur me frytet e punes,edhe ai eshte njekohesisht.
Ne tavolinen ku punon,mjetet jane te paketa e teper te vjetera.Ne sy te bien disa piktura te politikaneve te njohur te periudhes se komunizmit,
Modestia dhe ciltersia qe e karakterizojne te bejne te ndihesh teper komode gjate bashkebisedimit me te.
Ai eshte artist jo vetem ne profesion,por edhe ne shpirt,e kjo e ben ate ndryshe nga koleget e rrethit ku perfshihet.Eshte per tu vleresuar kurajo e atyre te cilet edhe pa nje mbeshtetje nga shteti,e kuptojne se jane shembulli qe I duhet dhene ketij populli
ELIRA KADRIU

CMIMET DHE TURIZMI I KROCIERAVE


.CMIMET E RESTORANTEVE

Çmimet në plazhin e Durrësit variojnë. Gjithsesi këtë vit rezulton që të ketë një ulje të çmimeve krahasuar me një vit më parë për disa përbërës të kuzhinës bregdetare. Kështu një pjatë me merluc të freskët, barbun etj kushton 350 lekë krahasuar me 400 lekë që ishin vjet. Zakonisht këto janë çmimet e lokaleve të zakonshme, por ka edhe lokale me prodhime deti ku mund të konsumosh peshk të freskët me çmime më të ulëta për shkak se pronarët kanë anije dhe e gjuajnë vetë peshkun duke siguruar edhe klientë më të shumtë. Durrësi ka dhe një potencial të madh të flotës së peshkimit që është një ndër furnizueset e tregut me peshk të freskët. Në bankinat e portit ndodhen rreth 140 peshkarexha, gjysma e të cilave kur është kohë e mirë dalin rregullisht për gjueti dhe nga kjo Durrësi është një ndër qytetet e privilegjuara për prodhime deti të freskëta.

CMIMET E HOTELEVE

Aktualisht Durresi ofron nje sistem hotelerie te nje niveli shume te mire dhe cmimet qe ofrojne hotelet jane te pranueshme dhe te leverdishme. Nje pjese e mire e hoteleve me prestigjoze ne Durres prezantojne online cmimet qe ofrojne per pushuesit. Duke pare online cmimet e hoteleve ne Durres rezulton se hoteli me 5 yje Adriatiku ne plazhin e Durresit ofron cmimin prej 47 euro per krevat ne nje kohe qe ne nje dhome me 2 veta cmimi eshte 47 euro per krevat ,hotel Arvi ofron cmimin 30 euro per nje dhome me 2 persona dhe 60 euro per nje dhome teke hotel Belvedere ofron cmimin prej 19 euro per nje dhome me 2 veta dhe 30 euro ne nje dhome teke hotel Ani ofron cmimin prej 25 euro per nje dhome me 2 persona dhe 40 euro per nje dhoME.

TURIZMI I KROCIERAVE

Këtë fillim muaji në Durrës ka nisur sezoni i turizmit të krocierave. Bashkë me përurimin zyrtar të stinës së nxehtë, qyteti bregdetar ka nisur të vizitohet nga turistë të shumtë evropianë, shumica e të cilëve skandinavë, gjermanë, anglezë dhe francezë. Vetëm gjatë një dite, në kalatën numër katër të Portit detar janë ankoruar njëherazi dy anije kroçiere të quajtura "Spirit of Oceans" dhe "Arion". Durrësi është një ndalesë natyrale në Adriatik mes Kroacisë dhe Greqisë. Në krahasim me vitet e shkuara, gjatë këtij sezoni ka një dyfishim të turizmit të kroçierave në Durrës.

ELIRA KADRIU

Sunday, July 24, 2011

TE PAFAT...



Numri I njerezve qe kerkojne lemoshe rrugeve te qytetit te Durresit eshte rritur ndjeshem sidomos ne sezonin verore.Ata jane vendosur kudo,prane xhamise se qytetit,ne porte,prane varrezave,e ne cdo rrugice.Pamja e tyre eshte gjithmone rrenqethese te palare,te dobet ose te demtuar fizikisht,me femije neper duar qe qajne.

Ka nga ata qe i dhimbsen e lene ndonje monedhe,ka te tjere qe veshtire se preken,ka te tjere qe mendojne se jane bere edhe ata per tu ulur ne nje qoshe te tille.

Klecka ne kete lloj menyre te perfitimit te te ardhurave qendron tek ata burra e gra te cilet jane ne gjendje me se te favorshme per te bere nje pune tjeter.Mesa duket ky profesion I duket me komod e keshtu kane vendosur jo vetem te ushqehen ne kurrize te te tjereve por marrin ne qafe dhe femijet e tyre duke I rritur rrugeve e duke I lene analfabet.

Ne keto dite fluksi emigrantesh porti eshte I mbipopulluar me femije e gra qe presin per ndonje euro me shume.Sot mendova se ata femije duhet te kene shtate shpirtra njesoj si macet.Ishte e habitshme sesi shpetonin pa u shtypur nga shpejtesia e makinave luksoze,pronaret e te cilave nuk denjonin te ndalonin per pak sekonda.

Me siguri neqoftese shteti yne do te funksiononte normalisht ketyre prinderve do tju hiqej e drejta e perkujdesjes ndaj femijeve te tyre.Por te kerkonim nje zgjidhje per kete problem do te ishte e tepert…

ELIRA KADRIU

Thursday, July 21, 2011

SI TE JENI GJITHMONE IN



Deshironi te dini se cilat jane vendet qe mund te frekuentoni neqoftese kaloni ne Durres?Po ju japim nje informacion siperfaqesor per vendet qe mund tju keshillojme.
Si fillim nese deshironi te kaloni nje dite te bukur plazhi ju adresojme ne bregdetin e kallmit,I cili ka filluar te popullohet shume kohet e fundit,madje nuk do te keni ankesa as ndaj cmimeve.Te njejten gje mund te themi dhe per kompleksin Bleart.
Nese deshironi thjesht te pini kafen e mengjesit do tju sugjeronim lokalet tek lulishtja prane muzeut,nje vend I qete ku popullohet edhe nga te rinjte edhe nga familjaret.
Per ju vajza qe me siguri jeni shume te prirura ndaj shopping ju sugjerojme nje sere dyqanesh,nder me cilesoret permendim: Rio Shop,dyqanet prane ambulances se qytetit,e pak me cmime me te kripura dyqanet e vendosura ne bulevard,ndersa per ju vajza qe jeni pa komplekse ne aspektin e veshjeve nuk do beni keq te kaloni ne tregun industrial ose ne tregun e rrobave te perdorura,pasi edhe aty te jeni te sigurta se do gjeni dicka te vecante.
Ne oret e vona zgjedhjet jane te larmishme.Mund te preferoni nje mbremje te qete duke shetitur buze detit,te pini nje birre ne tarracen e Hot Point ose ne barin Sunset.Festat kryesisht organizohen ne fundjave ne lokalet e qytetit ose ne lokalet ne zonen e plazhit.
Per mbremje me te qeta nen shoqerine e veres ju rekomandojme restorante si :Dy Kitarat,Rimini,Piazza.
Gjithashtu mund te provoni edhe beach party te organizuara nga vete ju me rrethin tuaj shoqeror.Mos harroni pijet e cdo gje do te shkoj nam fare.
ELIRA KADRIU

Wednesday, July 20, 2011

Mooos! Erdhi vera :P

Erdhi vera… Tani do bojme pak plazh me ne fund.
Po ku me e bo plazhin mer amon?!
Plazhi I Durresit, me thene te drejten, me vjen keq ta them, por eshte per gjynah. Mire qe deti eshte zhul, por keto durrsaket si cuna te shkathet qe jane rrisin edhe cmimet. Ja per shembull Tropikal Resort ne plepa. Une kur shkoj atje paguaj 500 lek gjate javes, dhe 800 lek ne fundjave, per plazhin, ndersa per pishinen, 500 lek personi gjate javes dhe 1000 lek personi ne fundjave. Pse e bejne kete? Sepse qytetaret shkojne te gjithe si dele atje. Dhe ketyre cfare u ngelet? Te tallen me popullin. Personalisht keshilloj Gjirin e Lalezit dhe Kallmin. Paguhet me lire dhe cilesia e detit, me e mire. Ne Kallm se fundmi eshte hapur dhe nje vend pushimi ,“Déjà vu”, qe per mendimin tim eshte shume vend I bukur.
Tani zgjidhni e merrni, Tropikal Resort, ku cmimi eshte super I larte dhe kur lahesh nuk e di se cfare te del perpara fytyres, apo me mire vendet qe ju keshilloj une?

Nga Liti Hima                                        


Sunday, July 17, 2011

NEVOJE PER DASHURI



Kohet e fundit numri i personave qe mbajne kafshe ne shtepine e tyre eshte rritur ndjeshem,nder me te preferuarat permendim:qente,macet,zogjte.peshqit,kavjet etj.

Pavarsishte se kenaqesite qe te falin krijesa te mrekullueshme si to jane te papershkrueshme,veshtiresite ne rritjen e tyre jane po aq te medha.

Duhet pranuar se duhet te kesh nje ekonomi mbi standartet normale per te pasur luksin te rrisesh nje prej tyre.Nder me i preferuari kohet e fundit duket se eshte qeni e nder racat me te perhapura permendim:haskit,rodvailerat,pastoret,pitbullet etj.

Problem shfaqin qente e rrugeve qe shpeshhere konsiderohen burim semundjesh dhe per kete arsye vrasjet e tyre naten jane te shumta,veprim i cili denohet ashper nga organizata qe punojne per mbrojtjen e te drejtave te kafsheve.

Nder qente me te famshem ne bote permendim:qenin Kanellos i cili ishte i pranishem ne cdo proteste te grekeve ne dy vitet e fundit e Mishken,e cila eshte nje hasky qe pothuajse shqipton fjale njelloj si njerezit.

Ata qe perkujdesen per kafshet jane njerez humane,qe mundohen te shmangin vetmine,te mos jene egoiste duke u munduar te kuptojne krijesa qe ne nuk na kuptojne por thjesht na duan…

ELIRA KADRIU

Saturday, July 16, 2011

EUROPIANIZIM APO CORODITJE?


Shprehja :”Koha eshte flori” mesa duket nuk gjen vend per pikepamjet e te rinjeve ne shoqerine shqiptare.Pasditja e zakonshme e tyre eshte nje kafe me shoqerine ose nje birre ne ndonje pub ku zhurma e muzikes haus te largon shqetesimet nga mendja.

Sipas statistikave apo veshtrimet e hedhura tek rrethi I ngushte shoqeror shumica e tyre jane te papune.Pyetjes se nga I perftojne te ardhurat per te parazituar neper bare mund ti pergjigjemi me shume hamendesime,po qe fundja crendesi kane.Ajo cka eshte per te ardhur keq eshte se eshte zhdukur iniciativa per te punuar per te ardhmen qe secili enderron.

Eshte kthyer ne mode qe dita ne pergjithesi per ta nis ne oren 13 e perfundon ne oren 4 te mengjesit.Kur shikoj ndonje vajze ose djale qe niset per ne pune ne te gdhire adhuroj forcen e tij qe perballon kete frustracion te tmerrshem.Ka dhe nga ata qe kane kaluar te 25 e vazhdojne te gjejne perkrahje ne gjirin e familjes.Duhet te pranojme qe po shpresojme per zhvillimin e vendit nga nje brez I dembelosur.Por e frikshme eshte se as instuticioni me I rendesishem familja nuk po i bind per menyren me te vlefshme sesi planifikohet koha.Ndoshta kur ta shohin veten ndonje dite te flakur ne mes te kater rrugeve do ta kuptojne qe jeta nuk eshte vetem makina dhe birra.

ELIRA KADRIU

Saturday, June 18, 2011

PROBLEMI I MBETURINAVE



Shqiptaret nuk duhet te habiten shume nga fakti pse vendi yne akoma nuk eshte nje nga vendet anetare te familjes se madhe europiane.Si ta kuptojme pergjigjen po pyesni te dashur lexues?Mjafton te hidhni syte perrreth sapo dilni nga dera e shtepise suaj.Jam e sigurt se pamja qe shoh une cdo mengjes eshte e njejte me pamjen qe shihni edhe ju,perjashtojme faktin nese banoni ne qender te qytetit.Problemi i mbeturinave jo vetem lidhet me ndotjen e ambjentit,papergjegjshmerine e nje shoqerie te civilizuar e demokratike te shek 21,por edhe me "nje vrarje syri",e me nje zhvendosje imagjinare ne nje nga vendet afrikane.

Sa here ju ka ndodhur te mos gjeni kosh ne rrugen ku po kaloni,e si alternative e vetme ju ka mbetur flakja ne rruge e mbeturinave?

Ky problem nuk pikaset vetem ne qytetin e Durresit,por perben nje problematike kombetare.

Dy ditë para çeljes zyrtare të sezonit turistik në Durrës, Bashkia gjobitet me 2 milionë lekë.Kjo masë vjen pas kontrollit të Task-Forcës së ngritur ditët e fundit mbi gjendjen e plazheve dhe mbetjeve që ndotin jo vetëm bregdetin, por dhe qytetin. Drejtori i Mjedisit në Durrës, Ramazan Kalia, tregon se pas monitorimit dhe konstatimit të situatës në zonat turistike të qarkut të Durrësit janë konstatuar ndotje në nivele të larta.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Riciklueseve, Bardhyl Baltëza bëri të ditur se në Shqipëri biznesi ka investuar rreth 100 milion euro në industrinë e riciklimit dhe këto investime janë reale. Sipas tij, " kjo industri funksionon por fatkeqësisht jo me kapacitete të plota, sepse në Shqipëri mungon zinxhiri i grumbullimit dhe i vlerësimit të mbetjeve urbane.


E faji si gjithmone per situaten qe duket sikur nuk ka permirsim pavaresisht deklaratave te ndryshme ne media mbetet jetim.Shpresojme shume qe si politika media dhe shoqeria te kuprojne se zgjidhja e problemeve kaotike nuk mund te zbresi nga qielli.

ELIRA KADRIU

Tuesday, June 14, 2011

INTERVISTA NE TREGUN INDUSTRIAL



Sot shkuam qe te vizitonim nje nga aktivitet kryesore te tregtise ne qytetin e Durresit:Tregun Industrial,i cili perben nje burim te ardhurash per shume kryefamiljare.Ne kete qytet eksistojne 2 tregje te ketij lloji,jo shume larg njeri tjetrit.Per me shume te dhena sesi funksionon e si ndjehen punetoret ne kete ambjent ju ftojme te lexoni intervistat e marra nga Elira Kadriu

1 Sa vite keni qe punoni ne tregun industrial zoteri?
Qe ne hapje te tij,cka do te thote rreth 7 vjet.
2 Tregtia eshte nje profesion i dashur per ju?
Nqs tregohem i sinqerte jo dhe shume,por ky eshte nje zanat qe me jep mundesi te perfitoj dicka me teper.Duhet te mos harrojme faktin qe ky eshte nje nga profesionet me te perhapura ne qytetin tone,duke qene se nuk na ofrohen shume mundesi te tjera punesimi.
3 Sa ore punoni ne dite?
Une punoj nga ora 8 e mengjesit deri ne 3 te pasdites,por ne sezonin veror punoj dhe ne nje treg tjeter qe funksionon gjate sezonit veror,ne zonen e plazhit, nga ora 7 e pasdites e deri ne oret e vona.

1 Pershendetje zonje,donim te na tregonit per pakenaqesit qe keni ndaj punes suaj?
Patjeter,me shume kenaqesi,madje me shprese se ankesat tona do te merren parasysh pasi gjithmone i kemi bere publike,por pa rezultat.Si fillim taksat ne perputhje me fitimet tona jane teper te larta.Une paguaj rreth 6500 leke te reja takse per vendin ku punoj dhe rreth 3500leke takse per bashkine,cka do te thote 10000 lek te reja takse ne muaj.Pavarsisht kesaj bashkia lejon qe shites te ndryshem ambulante te shesin jashte tregut ose ne rruge te ndryshme,e keto pa paguar taksa,gje per te cilen mendoj se eshte teresisht e padrejte.
2 Jeni ankuar per pakenaqesit qe sapo me permendet?
Po shume here por kane rene ne vesh te shurdhet.Madje vjet kemi bere dhe protesta para bashkise per disa dite me rradhe.Kryebashkiaku na premtoi nje zgjidhje sa me te shpejte te situates e keshtu u rikthyem ne vendet e punes,por asgje nuk ndryshoi.

Pershendetje zoteri.1Cfare produkti tregtoni?
Une shes ene guzhine.
2Kush mendoni se eshte produkti qe ka me teper shitje?
Ne ditet e sotme femrat jane shume te dhena pas modes dhe rrobat kane goxha shitje.Sot njerezve u intereson te vishen bukur pavaresisht se niveli ekonomik i tyre mund te jete jo shume i favorshem.








Thursday, June 2, 2011

Busti i John Lennon



Qytetit te Durresit kohet e fundit I eshte shtuar nje visitor I ri qe do te qendroje ulur me kitaren e tij ne nje nga stolat dekorative ne nje nga lulishtet e qytetit.Behet fjale per statujen e kengetarit legjendar John Lennon,e realizuar nga skulptori Qazim Kertusha.Kryetari I Bashkise ka peruruar kete veper,qe sipas tij pervec vlerave artistike jep mesazh lirie dhe paqje.Ky monumet është realizuar me përkrahjen e Bashkisë së Durrësit dhe Bankës Raiffaisen dhe ndodhet në një nga lulishtet pranë Torrës veneciane të Durrësit. Skulptori 58-vjeçar Kërtusha është një nga autorët më të njohur të veprave të parkut në qytetin bregdetar.
 
Nga Elira Kadriu

Wednesday, June 1, 2011

Problemi urbaneve

Nje nga problemet kryesore qe hasin shpesh qytetaret e Durresit jane linjat e autobusave te urbanit. Keto linja nuk perfshijne te gjitha zonat e banueshme dhe qytetaret jane te detyruar te levizin distance te gjata ne kembe,pasi te gjithe jemi koshient se ne nje periudhe krize si kjo aktualja,jo te gjithe kane luksin te disponojne nje makine.
Kjo nuk perben problemin e vetem,pasi edhe ato autobus eksistent nuk jane ne gjendje te mire.Ajri I kondisionar mungon totalisht,karriget jane ne numer te paket,higjena eshte ne kushte minimale e mos te flasim pastaj per gjendjen e jashtme estetike.Ne sezonin e veres keto autobuze mbipopullohen me destinacion zonen e plazhit.
“Preferoj me mire te eci ne kembe.Nje here mbaj mend gati sa nuk me rane te fiket” shprehet nje banuese e ketij qyteti.
Shpresojme shume qe ky problem te rishqyrtohet seriozisht ne programin e kryetarit te ri bashkiak,duke qene se jemi dhe ne prag sezonit veror


Nga Elira Kadriu

Festa 1 Qershorit ne Durres






Nje veshtrim fillestar

Pavaresisht se ne pamje te pare nuk mund te le gojehapur, qyteti gati 3000 vjecar I Durresit ka cfare tu ofroje mijera turisteve nga vendi dhe rajoni qe tashme kane filluar te planifikojne pushimet e tyre verore.Qyteti I Durresit prezantohet si nje nga qytetet kryesore te vendit qe thith fluksin me te madh turistik.Ky qytet thith nje fluks rreth 200 mije pushuesish. Zona me e frekuentuar turistike evidentohet ajo e plazhit te madh,ku eshte dhe perqendrimi kryesor I pushuesve te ardhur kryesisht nga Kosova,Maqedonia e jo vetem.
Plazhi I Durresit ka nje gjatesi prej 6 km dhe nje gjeresi te madhe te reres.Thellesia e ujerave te detit rritet gradualisht,fakt I cili e ben kete plazh mjaft te pershtatshem per pushimin e familjareve.Pervec vijes bregdetare avantazh per turizmin perbejne objekte te rendesishme historiko kulturore si :Muzeu Arkeologjik,Torra Veneziane,Monumenti I Rezistences,Amfiteatri I Durresit, etj.
Investimet, vitet e fundit, ne drejtimin e infrastruktures se rruges se plazhit,shetitores,.permirsimit te sherbimit,nivelit te larte te pastertise,etj, synojne rritjen e te ardhurave te perftuara nga sektori I turizmit.
Sipas deklarimeve të kryetarit të baskisë, Vangjush Dako, bërë për  kushtet gjatë këtij sezoni turistik janë shumë më të mira se sezoni i kaluar, në një kohë që është zgjidhur dhe një problem evident që ka qenë në sezonin e kaluar, ai i raportit në mes të plazheve publike dhe atyre private,.Për të rritur cilësinë e shërbimit dhe akomodimit ndaj pushuesve, janë organizuar dhe një varg aktivitetesh promovuese, koncerte, spektakle.Nuk mund te mohojme faktin qe ka akoma shume per te bere,por shpresojme ne rezultate frytedhenese.

Nga Elira Kadriu