Shqiptaret nuk duhet te habiten shume nga fakti pse vendi yne akoma nuk eshte nje nga vendet anetare te familjes se madhe europiane.Si ta kuptojme pergjigjen po pyesni te dashur lexues?Mjafton te hidhni syte perrreth sapo dilni nga dera e shtepise suaj.Jam e sigurt se pamja qe shoh une cdo mengjes eshte e njejte me pamjen qe shihni edhe ju,perjashtojme faktin nese banoni ne qender te qytetit.Problemi i mbeturinave jo vetem lidhet me ndotjen e ambjentit,papergjegjshmerine e nje shoqerie te civilizuar e demokratike te shek 21,por edhe me "nje vrarje syri",e me nje zhvendosje imagjinare ne nje nga vendet afrikane.
Sa here ju ka ndodhur te mos gjeni kosh ne rrugen ku po kaloni,e si alternative e vetme ju ka mbetur flakja ne rruge e mbeturinave?
Ky problem nuk pikaset vetem ne qytetin e Durresit,por perben nje problematike kombetare.
Dy ditë para çeljes zyrtare të sezonit turistik në Durrës, Bashkia gjobitet me 2 milionë lekë.Kjo masë vjen pas kontrollit të Task-Forcës së ngritur ditët e fundit mbi gjendjen e plazheve dhe mbetjeve që ndotin jo vetëm bregdetin, por dhe qytetin. Drejtori i Mjedisit në Durrës, Ramazan Kalia, tregon se pas monitorimit dhe konstatimit të situatës në zonat turistike të qarkut të Durrësit janë konstatuar ndotje në nivele të larta.
Përfaqësuesi i Shoqatës së Riciklueseve, Bardhyl Baltëza bëri të ditur se në Shqipëri biznesi ka investuar rreth 100 milion euro në industrinë e riciklimit dhe këto investime janë reale. Sipas tij, " kjo industri funksionon por fatkeqësisht jo me kapacitete të plota, sepse në Shqipëri mungon zinxhiri i grumbullimit dhe i vlerësimit të mbetjeve urbane.
E faji si gjithmone per situaten qe duket sikur nuk ka permirsim pavaresisht deklaratave te ndryshme ne media mbetet jetim.Shpresojme shume qe si politika media dhe shoqeria te kuprojne se zgjidhja e problemeve kaotike nuk mund te zbresi nga qielli.
ELIRA KADRIU